TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Gusht 2025, 20:32

Kërkesa e Putinit, “Reuters”: Zelensky refuzoi dorëzimin e Donbasit

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e Putinit, “Reuters”: Zelensky refuzoi dorëzimin e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar t'ia dorëzojë Putinit territorin e Donbasit, në këmbim të ndërprerjes së ofensivws përgjatë vijës së frontit.

Kjo u raportua nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, duke cituar bisedën e djeshme midis udhëheqësit ukrainas dhe presidentit amerikan Donald Trump pas takimit të tij me udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin në Alaska.

“Udhëheqësi rus propozoi ngrirjen e shumicës së vijave të frontit nëse trupat e Kievit lëshojnë të gjithë rajonin e Donetskut. Zelensky e hodhi poshtë këtë kërkesë”, thuhej në artikull.

Siç është raportuar më parë, Vladimir Putin i tha Donald Trump se do t'i jepte fund luftës nëse Ukraina ia dorëzonte Rusisë rajonin e Donetskut.

Presidenti rus ka thënë se do t’i bëjë lëshime territoriale të paspecifikuara Kievit në këmbim të kontrollit të rajonit lindor të pasur me minerale.

Sipas raportimeve, këto lëshime mund të bëhen për copat e vogla të tokës të kontrolluara nga Rusia në Sumy dhe Kharkiv, ndërsa frontet në Ukrainën jugore do të mbeten siç janë.

 

Lini një Përgjigje