
Teksa e gjithë Europa po përvëlohet nga temperaturat e larta, Italia dhe disa shtete të tjera po përballen me përmbytje.
Në zonën e Lombardisë ka pasur stuhi breshëri me madhësi sa një top tenisi duke shkatërruar makinat dhe bimësinë. Ndërsa në Milano është filmuar një tornado.

Zjarrfikësit kanë kryer rreth 110 ndërhyrje për shkak të përmbytjeve dhe rrëzimit të pemëve. Në Lombardi lumi Seveso ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje. Në Bergamo ka pasur sasi të jashtëzakonshme breshëri.

Lini një Përgjigje