TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Korrik 2023, 14:52

Zelensky hakmerret, shkarkon ambasadorin e Ukrainës në Britani pas komentit të tij

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky hakmerret, shkarkon ambasadorin e Ukrainës në Britani pas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorin e vendit të tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Vadim Pristajko u ndëshkua pas kritikave që bëri publikisht në drejtim të kreut të shtetit të përfshirë nga luftë, pas konfliktit mes vendeve lidhur me falënderimin për ndihmën ushtarake britanike. Ish ambasadori e konsideroi premtimin e Zelenskyt për të falënderuar ministrin britanik të mbrojtjes çdo mëngjes si “sarkazëm të pashëndetshme”.

Kievi nuk dha asnjë njoftim zyrtar lidhur me shkarkimin e diplomatit.

Gjatë samitit të fundit të NATO-s, ministri britanik Ben Uollis, paralajmëroi Ukrainën se aleatët nuk janë një “dyqan Amazon”, ku mund të marrin çdo gjë të mundshme. Ai kërkoi më shumë falënderim nga Kievi në drejtim të perëndimit për shkak të ndihmave të mëdha të ofruara.

zelensky shkarkim vadim pristajo

Lini një Përgjigje