Presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet të fitojë kohë ndërkohë që po planifikon si të sillet me Yevgeny Prighozin, tha drejtori i CIA-s.
Prigozhin është kreu i grupit mercenar Wagner, i cili udhëhoqi një kryengritje në Rusi një muaj më parë.
Kjo kryengritje ekspozoi dobësi të mëdha në sistemin që Putini ka ndërtuar, tha kreu i CIA-s, William Burns. Ai tha se lideri rus mund të kërkojë ende të hakmerret ndaj Prigozhin.
“Putini është dikush që në përgjithësi mendon se hakmarrja është mirë që të shërbehet në një pjatë të ftohtë,” tha Burns.
Prigozhin është zhvendosur në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk kohët e fundit.
Putin ka të ngjarë të përpiqet të blejë kohë ndërsa ai përpunon mënyrën më të mirë për t'u marrë me liderin e grupit Wagner, shtoi Burns.
"Në përvojën time, Putini është apostulli i fundit i shpagimit, kështu që do të habitesha nëse Prigozhin i shpëtonte ndëshkimit të mëtejshëm.", u shpreh ai.
Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan Joe Biden sugjeroi se ekzistonte rreziku që shefi i Wagner mund të helmohej.
"Nëse unë do të isha ai, do të kisha kujdes se çfarë ha. Do ta mbaja vëmendjen në menunë time," tha presidenti.
Drejtori i CIA-s i bëri jehonë kësaj fjale duke thënë: "Po të isha Prigozhin, nuk do ta pushoja nga puna shijuesin tim".
Agjencia e inteligjencës me të vërtetë kishte njohuri të avancuara për kryengritjen, tha Burns, duke konfirmuar raportet e mëparshme.
Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse, Sergei Surovikin, i cili u raportua se kishte ditur paraprakisht për kryengritjen e Wagnerit, gjithashtu nuk ka aktualisht "lirinë e lëvizjes", shtoi shefi i CIA-s.
Lini një Përgjigje