TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Korrik 2023, 08:40

Sulme gjatë natës në Odesa, Shtëpia e Bardhë nxjerr sekretet e Ukrainës: Po përdor bomba thërrmuese

Shkruar nga Pamfleti

Sulme gjatë natës në Odesa, Shtëpia e Bardhë nxjerr

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Ukraina ka filluar të përdorë bomba thërrmuese të dërguara nga SHBA përballë agresionit rus. Në një komunikatë për mediat, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby u shpreh se Ukraina është duke i përdorur në mënyrën e duhur dhe efektive.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet do të mblidhet sot për të diskutuar mbi pasojat humanitare të ndalimit të marrëveshjes ukrainase të grurit.

Ministri ukrainas i Kulturës dha dorëheqjen pas sulmeve të Zelenskyt. Sipas Presidentit ukrainas, Ministri i Kulturës ka shpenzuar më shumë se 500 milionë fonde publike për të ndërtuar muzeun Kombëtar të Holodomorit (gjenocidit ukrainas) gjë që e gjykon si të parëndësishëm gjatë luftës. Sipas Zelenskyt, duhet investuar në infrastrukturë e në spitale e jo në muze, gjëra të cilat mund të bëheshin edhe pas luftës.

Pas këtij sulmi nga Zelensky, ministri i Kulturës dha dorëheqjen.

"Unë ia dorëzova letrën time të dorëheqjes kryeministrit, për shkak të një sërë keqkuptimesh rreth rëndësisë së kulturës së kohës së luftës. Në luftë, fondet private dhe buxhetore për kulturën nuk janë më pak të rëndësishme se ato për dronët, sepse kultura është mburoja e identitetit dhe kufijve tanë”, tha ai.

biden zelensy sulm odesa

Lini një Përgjigje