TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Korrik 2024, 16:13

Kamala Harris më e fuqishme se Biden, por më e dobët se Trump; ja çfarë tregojnë sondazhet

Shkruar nga Pamfleti
Kamala Harris më e fuqishme se Biden, por më e dobët se Trump; ja
Kamala Harris dhe Donald Trump


Një sondazh i bërë së fundmi për zgjedhjet presidenciale në SHBA, që pas dorëheqjes së Biden, tregon se as Kamala Harris nuk e mund dot Donald Trumpin.

Por rezultati i sondazit tregon se zv.presidentja, emri më i diskutuar për të dalë në zgjedhje kundër Trump ka më shumë mbështetje se Biden.

Republikani megjithatë ka avantazhin, por është më i vogël se kur Biden ishte në fletëvotim. Morning Consult zbuloi se Trump ka 47% mbështetje ndaj 45% të Harris, një hendek prej vetëm dy pikë përqindjeje. Biden kishte 6 pikë përqindje diferencë nga Trump në një sondazh të mëparshëm.

Fushata e Harris duket se u ka dhënë demokratëve një shkëndijë entuziazmi, ku 27% thonë se janë "shumë më të motivuar" për të marrë pjesë në procesin politik, krahasuar me 24% për republikanët.

Dhe për ata që pyesin nëse Harris është kandidatja më e mirë që demokratët mund të zgjedhin, sondazhet zbuluan se ajo performon më mirë kundër Trump nga 10 kandidatët e anketuar.

zgjedhjet ne shba joe biden donald trump kamla harris

Lini një Përgjigje