Joe Biden duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe të zëvendësohet nga zv/presidentja Harris.
“Joe Biden nuk mund të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë edhe për 5 muaj të tjerë, deri në fund të mandatit të tij. Pasi mund të shndërrohet në një rrezik për Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën!”. Paralajmërimi vjen nga politologu i njohur amerikan Edward Luttwak. Në këtë intervistë, ai thekson se presidenti nuk vuan nga demenca, një patologji e tmerrshme, por progresive dhe lineare.
Sipas Luttwak, ai ka një problem serioz me sistemin nervor qendror. Nuk është saktësisht Parkinson, por trajtohet nga specialistët si të ishte i tillë. Pra pasja e kësaj sëmundje, do të thotë që truri i të sëmurit mund të ndalojë së punuari për disa momente.
Dhe kjo mund të ndodhë në çdo kohë, madje edhe gjatë një situatë emergjence, kur duhet të merren vendime shumë të rëndësishme. Prandaj thekson politologu, mund të jetë e dëmshme që ai të mbahet ende në krye të fuqisë kryesore të botës.
Cili është mendimi juaj për vendimin e Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale e nëntorit?
Unë mendoj se tërheqja e tij është një lëvizje më se e arsyeshme. Më në fund ra njëfarë rezistence e tij, e cila nuk kishte arsye që të ekzistonte. Përkeqësimi i gjendjes së tij mendore nuk e lejonte Joe Biden që të ishte kandidat për një mandat të dytë. Nuk mendoj se duhet të ketë asnjë dyshim për këtë gjë.
Prandaj, tani ai do t’i japë gjithë mbështetjen e tij Kamala Harrisit?
Ai nuk e kishte thënë kurrë në mënyrë të hapur diçka të tillë. Prandaj, mendoj se është diçka e re. Megjithatë nga ky moment e në vazhdim, Kamala merr një trashëgimi të madhe: të gjithë asaj proteste politike, e cila ka prekur për muaj të tërë çdo cep të Shteteve të Bashkuara.
Pra, demokratët janë më të dobët në prag të këtyre zgjedhjeve?
Absolutisht që po! Çfarë do që të ndodhë në javët në vazhdim, do të favorizohet Donald Trump. Para se Joe Biden të tërhiqej, ka pasur përçarje midis delegatëve në konventën e Partisë Demokratike. Në atë moment presidenti mori pjesën e luanit.
Kjo është arsyeja pse ndoshta do të jetë një vendim i njëanshëm, duke marrë parasysh zgjedhjen e Joe për të mbështetur Harris. Nuk është e sigurt, nëse të gjithë njerëzit e Joe e ndjekin mentorin e tyre, por ata e kanë vështirë të ndryshojnë mendje brenda natës.
Për këtë arsye, askush nuk do të shfaqet në skenë për ta sfiduar Kamalën.
Për më tepër, askush nuk mendon të kontestojë kandidatin e prezantuar nga Shtëpia e Bardhë. Kjo do të thotë, se me përjashtim të ndonjë rrethane të paparashikuar, do të jetë Kamala Harris, ajo që do të sfidojë Donald Trump, dhe ky është një problem shumë serioz për demokratët.
Përse?
Sepse Harris nuk mund të fitojë për një arsye shumë të thjeshtë:meshkujt me ngjyrë e urrejnë atë. Demokratët kanë pasur gjithmonë nevojë për këtë segment të elektoratit për të rivalizuar konservatorët. Dhe këtë herë kjo pjesë e Amerikës, e cila ka qenë gjithmonë në favor të tyre, me siguri që nuk do të jetë atje për t’i mbështetur.
Ka nga ata që pretendojnë se vendimi i Biden, ishte ndikuar nga familja Obama. A jeni dakord me këtë hipotezë?
Barack nuk ka asnjë ndikim mbi gruan e Biden, që është i vetmi person që ka pasur ndonjë ndikim tek Joe gjatë ditëve të fundit. Ndaj besoj se ky vendim është marrë vetëm dhe ekskluzivisht nga familja Biden. Presidenti aktual ndaloi së dëgjuari këshillat e Obamës që disa javë më parë. Prandaj them se në këtë lëvizje të fundit, ish-presidenti nuk ka pasur asnjë ndikim.
Nëse Biden është tërhequr si president për shkak të problemeve të tij shëndetësore, si mund të mendojë ende të udhëheqë një fuqi botërore si Shtetet e Bashkuara?
Zgjidhjen e këtij problemi e garanton Kushtetuta e SHBA-së, e cila ofron një mekanizëm ku anëtarët e kabinetit, me në krye Sekretarin e Shtetit, ulen dhe vërtetojnë nëse presidenti mundet ose jo që të veprojë normalisht në postin që mban.
Ndaj mendoj se Joe Biden duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe të zëvendësohet nga zv/presidentja Harris. Megjithatë, aktualisht besoj se jemi shumë larg kësaj zgjidhjeje. Realiteti është shumë ndryshe nga aspiratat./Përshtati "Pamfleti", nga “Il Tempo”
Lini një Përgjigje