Të paktën 139 palestinezë janë vrarë dhe 425 të tjerë janë plagosur në sulmet e kryera nga forcat izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze raportoi sot, duke specifikuar se viktimat përfshinin 28 persona të vrarë ndërsa prisnin ndihmë. Kjo e çon numrin e të vdekurve që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor 2023 në 58,026, ndërsa 138,520 janë plagosur.
Ndërkohë ditën e sotme të paktën 12 palestinezë u vranë sot në bombardimin e një tregu në qendër të Gazës nga forcat izraelite.
Mediat në Gaza raportuan se IDF goditi një pikë shpërndarjeje uji në veri të kampit të refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, sipas Times of Israel.
Spitali Al-Awda raportoi se kishte marrë tetë trupa, përfshirë gjashtë fëmijë, dhe 16 të plagosur. Imazhet grafike që qarkullojnë në internet, të cilat nuk ishin të verifikueshme menjëherë, duket se tregojnë të vdekur dhe të plagosur në vendngjarje.
Lini një Përgjigje