TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Korrik 2025, 09:35

Krimi i rëndë në Maqedoninë e Veriut, burri vret nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar dhe më pas vetëvritet

Shkruar nga Pamfleti
Krimi i rëndë në Maqedoninë e Veriut, burri vret nipin dhe
Krimi i rëndë në Maqedoninë e Veriut

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën pasdite në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar me armë zjarri, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 pranë Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale, shkruajnë mediat fqinje.

Sipas raportimeve, burri ishte bashkë me dy djemtë në shtëpi dhe pas rreth një ore i ka qëlluar për vdekje. Ngjarja u raportua në polici rreth orës 15:30, por policia shkoi në vendngjarje vetëm pas shtatë orësh, në orën 22:30. Kjo vonesë ka ngritur shqetësime serioze për dështimin e institucioneve në raste emergjente.

Kur policia u përpoq të hynte në shtëpi, autori i kërcënoi me një bombë dore dhe më pas e aktivizoi atë, duke krijuar panik në lagje.

Për shkak të rrezikut, u kërkua ndihmë nga Shkupi, por forcat speciale mbërritën vetëm pas mesnate, rreth orës 01:30. Ndërhyrja nuk pati efekt, pasi autori kreu vetëvrasje.

Vetëm pas kësaj situate dramatike, autoritetet nisën hetimet.

Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie, dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare. 

krim në maqedoninë e veriut burri vret nipin dhe djalin e tij

Lini një Përgjigje