
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), deklaroi se ndalimi i agjencisë së refugjatëve palestinezë të OKB-së, Unrwa, do t'i vinte fëmijët në rrezik më të madh se sa janë tani.
“Kjo është një goditje shumë e rëndë për aftësinë tonë për të shpëtuar jetët e fëmijëve”, tha për BBC Ricardo Pires, menaxher i komunikimit të Unicef.
Pires shpjegon se më shumë fëmijë do të vdesin nga sëmundje të parandalueshme dhe uria, jo vetëm nga "plumbat e gjuajtur në tokë dhe bombat e hedhura nga lart" nëse Unrwa nuk mund të vazhdojë të veprojë.
"Unrwa është i domosdoshëm. Përgjigja humanitare në Gaza ka shumë të ngjarë të shembet pa agjencinë dhe Unicef nuk ka aftësinë t'i zëvendësojë ato, thotë ai, duke bërë jehonë të asaj që kanë thënë organizatat e tjera", thotë Pires.
Ata janë krahët tanë në tokë shtoi Pires, që lejojnë Unicef-in të arrijë fëmijët në nevojë. Ai e quan Unrwa "shtyllën kurrizore" të funksionimit të saj logjistik në terren, duke elaboruar se nuk do të ketë mjaft njerëz që punojnë në spitalet e fëmijëve pa to dhe ruajtja dhe shpërndarja e ndihmës mjekësore dhe e vaksinave do të bëhej pothuajse e pamundur.
Është “imperative” që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë për të ndaluar përjashtimin e Unrwa-s, përfundoi Pires.
Lini një Përgjigje