TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Tetor 2024, 09:51

Vrasja e Hassan Nasrallah, Hezbollah emëron liderin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Hassan Nasrallah, Hezbollah emëron liderin e ri

Hezbollahu ka emëruar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të grupit, Sheikh Naim Qassem, si udhëheqësin e ri të tij.

Ai do të pasojë Hassan Nasrallah, i cili u vra në Bejrut në një sulm ajror izraelit në shtator.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Sheikh Naim Qassem, i zgjedhur në krye të grupit të armatosur libanez të martën, ka qenë një figurë e lartë në lëvizjen e mbështetur nga Irani për më shumë se 30 vjet.

Në nëj deklaratë për mediat, Qassem tha se konflikti midis Hezbollahut dhe Izraelit ishte një luftë se kush ‘qan’ i pari.

Ai theksoi se aftësitë e Hezbollah janë të paprekura pavarësisht goditjeve të shumta nga Izraeli.

Qassem u emërua zëvendës shef në vitin 1991 nga sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i grupit të armatosur, Abbas al-Musaëi, i cili u vra nga një sulm me helikopter izraelit vitin e ardhshëm.

Qassem mbeti në rolin e tij kur Nasrallah u bë lider, dhe ka qenë prej kohësh një nga zëdhënësit kryesorë të Hezbollahut, duke kryer intervista me media të huaja, duke përfshirë armiqësitë ndërkufitare me Izraelin që u ndezën gjatë vitit të kaluar.

Lini një Përgjigje