TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Tetor 2023, 14:45

Izraeli fillon “gjuetinë” ndaj kreut të Hamasit: Osama Bin-Ladeni palestinez i ka ditët e numëruara!

Shkruar nga Pamfleti
Izraeli fillon “gjuetinë” ndaj kreut të Hamasit: Osama
Yahya Sinwar

Trupat izraelite të shtunën filluan “gjahun” ndaj komandantit të Hamasit të cilin e quajnë “Osama Bin Ladeni palestinez”.

Izraeli thotë se Yahya Sinwar se i ka ditët e numëruara.

Jahya Sinwar, 60-vjeç, është aktualisht kreu i Hamasit në Rripin e Gazës.

Izraeli e kishte arrestuar disa herë dhe në burgjet e Izraelit ai kaloi 24 vite. Ai u lirua më 2011 në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit të burgosurve për ushtarin izraelit Gilad Shalit.

Sinwar sipas pretendimeve të izraelitëve, ai është përgjegjës për vrasjen e 1.300 izraelitë në sulmin e 7 tetorit.

“Yahya Sinwar është fytyra e së keqes. Ai ishte truri i të keqes, sikurse që ishte Bin Ladeni. Karrierën e tij e ndërtoi me vrasjen e palestinezëve kur kuptoi se janë kolaboracionistë. Më pas u bë i njohur sikur kasapoi Kan Junis.”, tha zëdhënësi i forcave të armatosura të Izraelit, Richard Heht.

Heht theksoi se trupat izraelite nuk do të gjejnë qetësi derisa Sinwar nuk gjendet dhe vritet.

“Do të arrijmë tek ai njeri dhe ekipi i tij”, shtoi Heht.

Sinwar u shpall terrorist nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2015.

Zëdhënësi i IDF-së, admirali Hagari ka thënë se kanë filluar kërkimet për Sinwarin që kurrë më parë nuk është parë në historinë e Izraelit.

“Ai është njeri i vdekur”, tha Hagari në një konferencë për shtyp.

Sinwar është lider i Hamasit në Gazë, komandanti i dytë në zinxhirin komandues të tërë Hamasit dhe njëri prej themelues të krahut ushtarak të organizatës.

Ai është trupi pas sulmeve të Hamasit në qytetet dhe komunitetet izraelite në jug të këtij shteti.

Zyrtari më i lartë i Hamasit në Gaza, Sinwar është sundimtari de facto i territorit dhe anëtari i dytë më i fuqishëm i Hamasit pas Ismail Haniyeh, udhëheqësi i përgjithshëm i grupit.

I lindur në vitin 1962 në një kamp refugjatësh në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, Yahya Sinwar ndoqi Universitetin Islamik të Gazës, ku u diplomua për studime arabe. Ai u arrestua për herë të parë ndërsa ishte në universitet, u miqësua me aktivistë palestinezë në burg dhe u zotua se do t'i përkushtohej çështjes palestineze.

jahya sinwar hams izrael

Lini një Përgjigje