
Një prej dëshmitarëve të masakrës së Hamasit në festivalin Supernova ka përshkruar tmerrin e asaj dite.
“Në shtatë të mëngjesit gruaja më zgjoi dhe më tha hej ka bomba në Izrael, unë dola jashtë shtëpisë dhe pashë 50 fëmijë që po vinin në fshatin tim, i pyeta se çfarë po ndodhte, mora makinën dhe erdha këtu solla 28 persona që ishin gjallë, katër pesë vajza ishin të vdekura, kam një javë që nuk fle, nuk mund ta përshkruaj dot jam shumë konfuz, ata mësohet që në shkollë që hebrenjtë duhen vrarë.”, tha ai për mediat.
'Supernova', duhej të ishte një festival muzikor në natyrë, në kufi mes Gazës dhe Izrelit, me vallëzime e me muzikë elektronike që përkon me festivalin hebre të Sukkot, një nga festimet fetare më të rëndësishme dhe jo një masakër e përgjakshme, si pasojë e një sulmi të befasishëm.
Përpara se horrori të niste, të rinjte, kryesisht të moshës 30-vjeç ishin mbledhur për të festuar dhe për tu argëtuar derisa sulmi i befasishëm i grupit palestinez ktheu skenën e festivalit në një vendngjarje të larë me gjak.
Ushtria izraelite do të sulmojë nga toka, ajri dhe deti, thotë ajo në një deklaratë përpara një ofensive të pritshme tokësore - por nuk jep kohë apo specifika.
Izraeli ka paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që jetojnë në veri të Gazës që të evakuohen nga jugu dhe mijëra janë larguar me automjete ose në këmbë.
Agjencia e ndihmës e OKB-së i tha BBC-së se Gaza "po shtyhet në një humnerë".
SHBA ka dërguar një aeroplanmbajtëse të dytë në rajon për të "frenuar veprimet armiqësore kundër Izraelit". Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar për "pasoja të gjera" nëse Izraeli vazhdon të sulmojë
Dhe tensioni po rritet edhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin. Një civil izraelit është vrarë aty pranë nga një raketë e lëshuar nga Libani
Më shumë se 1300 njerëz u vranë në Izrael fundjavën e kaluar kur luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin për të sulmuar civilët dhe ushtarët
Ndërsa 2,300 njerëz janë vrarë në fushatën e bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës, të nisur pas kësaj, thonë autoritetet palestineze.
Lini një Përgjigje