TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2026, 17:00

“Irani s’është larguar nga tavolina e bisedimeve”, Trump: Ata do të na japin gjithçka duam, ndryshe i pret ferri!

Shkruar nga Pamfleti

“Irani s’është larguar nga tavolina e bisedimeve”,

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ka bindjen e plotë se Irani do të kthehet në tryezën e negociatave sërish, pas dështimit të bisedimeve të një dite më parë. Në një intervistë për emisionin “Sunday Morning Futures” në Fox News, Trump tha se Irani do bjerë dakord me kushtet e SHBA-së së shpejti.

“Parashikoj që ata të kthehen dhe të na japin gjithçka që duam. Dua gjithçka… Ata nuk kanë karta”, tha ai.

Trump gjithashtu i qëndroi kërcënimiit të javës së kaluar se një “qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më”, duke pretenduar se deklarata është ajo që e solli Teheranin në tryezën e negociatave. Ai theksoi se ata ende nuk janë larguar nga negociatat, duke sugjeruar se bisedimet mes palëve vazhdojnë.

Kur flas për një qytetërim. Ai me të vërtetë ka ndryshuar. Me të vërtetë ka ndryshuar. Por mendoni për këtë. Atyre u lejohet të thonë, 'Vdekje Amerikës. Vdekje kësaj e asaj. Dhe unë bëj një deklaratë. Ata thonë, Oh, sa punë e madhe. Ajo deklaratë i solli ata në tryezën e negociatave dhe ata nuk janë larguar prej andej”, shtoi ai.

Duke folur pasi bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit përfunduan në Pakistan pa një marrëveshje, Trump përsëriti kërcënimet e bëra para negociatave se do të synonte infrastrukturën energjetike të Iranit.

"Mund ta shkatërroj Iranin brenda një dite. Brenda një ore, mund të kisha shkatërruar të gjithë energjinë e tyre, gjithçka, çdo central të tyre, centralet e tyre gjeneruese të energjisë elektrike, gjë që është shumë e rëndësishme. Dhe e urrej ta bëj, sepse nëse e bëj unë, do të duhen 10 vjet për ta rindërtuar, ata nuk do të jenë kurrë në gjendje ta rindërtojnë. Dhe gjëja tjetër që heq janë urat”, tha ai.

Madje ai shtoi se disa objektiva të mundshme për veprime ushtarake amerikane mbeten, duke përfshirë impiantet e desalinizimit të ujit të vendit.

E vetmja gjë që ka mbetur është uji i tyre, i cili do të ishte shumë shkatërrues nëse do të goditej. Irani ka ende disa fabrika të tjera për prodhimin e raketave. Ne i njohim të gjitha. Kemi ende gjëra të tjera”, tha ai.

trump irani

Lini një Përgjigje