
Edhe pse takimi 20-orësh midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Pakistan përfundoi pa marrëveshje, kanalet indirekte të bisedimeve mes palëve duket se nuk janë mbyllur plotësisht.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance theksoi se Irani nuk pranoi kushtet kryesore, veçanërisht ato që lidhen me programin bërthamor dhe u largua mëngjesin e sotëm nga Pakistani.
Megjithatë, burime jozyrtare raportojnë se bisedimet indirekte midis amerikanëve dhe iranianëve kanë vazhduar edhe pas largimit të delegacionit, duke përdorur Pakistanin si ndërmjetës. Kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga Shtetet e Bashkuara e as nga Irani.
"Bisedimet në Islamabad nuk arritën në një marrëveshje për çështjen e besimit. Irani dëshiron të sigurohet që një marrëveshje do të zbatohet dhe SHBA-të nuk do të tërhiqen prej saj pasi Irani të dorëzojë uraniumin e pasuruar dhe të hapë Ngushticën. SHBA-të duan që të dyja menjëherë. Irani dëshiron që lufta e parë të përfundojë përfundimisht dhe të japë garanci rreth marrëveshjes. Të dyja palët do të rivlerësojnë situatën në kryeqytetet e tyre dhe mund të ketë një tjetër "kafshim" në mollë", shkruan një këshilltar i lartë i DASH.
Islamabad talks did not get to a deal over issue of trust. Iran wants to make sure a deal will implemented and U.S. will not walk away from it after Iran hands over its enriched Uranium and opens the Strait. U.S. wants both right away Iran wants first war to be definitively over…
— Vali Nasr (@vali_nasr) April 12, 2026
Siç ka ndodhur shpesh në vitet e kaluara, natyra e saktë e këtyre diskutimeve në kanale të fshehta mbetet e vështirë për t’u verifikuar.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi se Teherani “kurrë nuk priste që një marrëveshje të arrihej në një seancë të vetme”.
Deri tani, as Shtëpia e Bardhë e as Teherani nuk kanë dhënë deklarata të reja zyrtare për vazhdimin e bisedimeve indirekte.
Lini një Përgjigje