Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) po kundërshtojnë mbylljen pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit nga Irani, duke deklaruar se rruga kryesore e transportit detar për naftë dhe gaz nuk ka qenë kurrë në dorë të Iranit për ta mbyllur ose kufizuar atë.
Sulltan Ahmed Al Jaber, ministri i industrisë i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shefi i kompanisë shtetërore të naftës në Abu Dhabi, deklaruan në mediat sociale se çdo përpjekje për të bllokuar Hormuzin është kërcënim për ekonominë globale.
"Çdo përpjekje për ta bërë këtë nuk është një çështje rajonale; është prishja e një linje jetësore ekonomike globale dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të çdo kombi", u shpreh ai.
Që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën veprime ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt, Teherani ka kërcënuar se do t’u vërë flakën anijeve nëse ato përpiqen të përdorin rrugën ujore. Kjo ka sjellë ndalimin praktik të dërgesave dhe ka rritur çmimet globale të naftës dhe gazit.
Ministri i industrisë i Emirateve të Bashkuara Arabe theksoi se ata nuk do ta lejonin një gjë të tillë, pasi është e rrezikshme dhe e papranueshme.
"Vendosja e një precedenti të tillë është e paligjshme, e rrezikshme dhe e papranueshme. Bota thjesht nuk mund ta përballojë dhe nuk duhet ta lejojë", përfundoi ai.
Lini një Përgjigje