
Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi ka kërkuar nga SHBA-ja dhe Irani zgjatjen e armëpushimit dhe vazhdimin e bisedimeve midis palëve.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘X’, Badr Albusaidi deklaroi se është i bindur që të dyja palët nuk kanë pasur dëshirë që të përfshihen në këtë luftë, ndaj negociatat mbeten zgjidhja e duhur. Ai theksoi se të dyja palët duhet të vazhdojnë bisedimet dhe të bëjnë lëshime të vështira për të arritur një marrëveshje.
When I met Vice President Vance just hours before the war began, I formed an impression that both he and the President had a genuine and strong preference to avoid the entanglements of war. So I urge that the ceasefire be extended and talks continue. Success may require… https://t.co/aPTweoB8h3
— Badr Albusaidi - بدر البوسعيدي (@badralbusaidi) April 12, 2026
“Kur takova Zëvendëspresidentin Vance vetëm disa orë para se të fillonte lufta, krijova përshtypjen se si ai ashtu edhe Presidenti kishin një preferencë të sinqertë dhe të fortë për të shmangur përfshirjen në luftë. Prandaj, kërkoj që armëpushimi të zgjatet dhe bisedimet të vazhdojnë. Suksesi mund të kërkojë që të gjithë të bëjnë lëshime të dhimbshme, por kjo nuk është asgjë në krahasim me dhimbjen e dështimit dhe luftës”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje