TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2025, 20:22

Irani ngre alarmin: Shmangni WhatsApp dhe Telegram, Izraeli po iu gjurmon vendndodhjen në celular

Shkruar nga Pamfleti

Irani ngre alarmin: Shmangni WhatsApp dhe Telegram, Izraeli po iu gjurmon

Regjimi iranian ka paralajmëruar qytetarët të ndalojnë përdorimin e WhatsApp, Telegram dhe aplikacioneve të tjera që mund të zbulojnë vendndodhjen e tyre. Irani ngre alarmin duke thënë se kjo është një nga “metodat kryesore të Izraelit për të identifikuar dhe synuar individët”.

“Pas vrasjeve të fundit të synuara nga Izraeli përfshirë vrasjen e shkencëtarëve, raportet tregojnë se regjimi izraelit përdor gjurmimin e telefonave celularë për të gjetur njerëzit në Iran”, tha IRIB.

Raporti thotë gjithashtu se përdorimi i këtyre aplikacioneve është “i rrezikshëm në këto rrethana”.

Irani njoftoi njerëzit të fiknin telefonat e tyre celularë përpara se të ndryshonin vendndodhje.

“Njerëzit duhet të përmbahen nga marrja e telefonave të tyre celularë në vende të ndjeshme”, shtoi IRIB.

Irani këshilloi publikun, veçanërisht punonjësit e organizatave të përdorin linja të sigurta telekomunikacioni dhe të shmangin përdorimin e softuerëve të pasigurtë.

Lini një Përgjigje