TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shkurt 2024, 22:36

“Inkurajojë Rusinë të sulmojë vendet e NATO-s”/ Biden kundër deklaratave të Trump: Fjalimi i tij, antiamerikan!

Shkruar nga Pamfleti

“Inkurajojë Rusinë të sulmojë vendet e NATO-s”/

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të martën se deklaratat e ish-presidentit Donald Trump, që e vunë në dyshim përkushtimin amerikan për t’i mbrojtur nga sulmet aleatët e vet në NATO, janë “joamerikane” dhe “të rrezikshme”.

Trump tha të shtunën se dikur kishte paralajmëruar se do ta lejonte Rusinë të bëjë çfarë të dojë me vendet anëtare të NATO-s të cilat nuk e përmbushin zotimin për t’i shpenzuar 2 për qind të bruto produktit të brendshëm për mbrojtjen.

Në një deklaratë për mediat nga Shtëpia e Bardhë të martën, Bideni tha se komentet e Trumpit ishin “tronditëse” po ashtu.

E tërë bota e dëgjoi këtë dhe më e keqja është se ai e ka me gjithë mend”, tha Biden.

Presidenti tha gjithashtu se kur Amerika e jep fjalën, kjo është diçka e rëndësishme, teksa theksoi se komentet e Trumpit që e vunë në dyshim përkushtimin e SHBA-së janë “joamerikane”.

Ai nuk e kupton se përkushtimi i shenjtë që e kemi bërë, është edhe në dobinë tonë”, tha Biden.

biden

Lini një Përgjigje