
Italia është tronditur mbrëmjen e sotme nga një krim makabër. Dy gra, nënë e bijë, janë vrarë në Cisterna di Latina.
Sipas mediave vendase, Nicoletta Zomparelli 49 vjeç dhe vajza e saj 19-vjeçare, Renè Amato u gjetën të vdekura në banesën e saj. Autor dyshohet një 27-vjeçar, i identifikuar si Christian Sodano, me origjinë nga Formia dhe që punonte në Ostia.
Alarmi u dha rreth orës 17:00, pasi të shtëna armësh u dëgjuan në një shtëpi në periferi të lagjes San Valentino. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, gjetën dy gratë të vdekur dhe një vajzë 22-vjeçre të tronditur.
Kjo e fundit është ish e dashura e autorit dhe ishte e pranishme në momentin e të shtënave. Sipas të dhënave paraprake, i riu me profesion financier, pati një sherr të dhunshëm me ish-të dashurën e tij, me të cilën ishte ndarë së fundmi.
Gjatë sherrit ndërhynë nëna dhe motra e vajzës dhe në atë moment, ai ka nisur të qëllojë. 22-vjeçarja ka ikur me vrap duke u mbyllur në tualet, por nëna dhe motra e saj u vranë. I riu arriti të ikë nga banesa por u ndalua më pas nga policia.

Lini një Përgjigje