
Megjithatë, Trump të hënën mbrëma bëri thirrje që McDaniel të zëvendësohet nga Michael Whatley dhe bashkëkryetarë me të, të jetë dhe gruaja e djalit të tij të tretë, Lara Trump.
Ish presidenti Donald Trump duket se ka në plan të “privatizojë”, Partinë Republikane. Trump mësohet se dëshiron të riforamtojë Komitetin Kombëtar Republikan dhe të instalojë në krye të saj një grup të ri besnikësh, përfshirë këtu dhe nusen e djalit. Sipas, “Asocciated Press”, Trump dëshiron t’i bëjë këto ndryshime në krye të makinës politike të Partisë Republikane para se të sigurojë zyrtarisht nominimi i ardhshëm presidencial.
Kryetarja aktuale e RNC Ronna McDaniel thotë se ajo nuk ka plane të largohet nga komiteti deri të paktën pas zgjedhjeve paraprake të Karolinës së Jugut të 24 shkurtit.
Megjithatë, Trump të hënën mbrëma bëri thirrje që McDaniel të zëvendësohet nga Michael Whatley dhe bashkëkryetarë me të, të jetë dhe gruaja e djalit të tij të tretë, Lara Trump.
Lëvizja e Trump për të larguar McDaniel pasqyron urgjencën e tij për të detyruar republikanët të bashkohen pas tij në një revansh të mundshëm kundër Presidentit Joe Biden.
Trump, në deklaratën e tij, vuri në dukje se Whatley është i përkushtuar ndaj integritetit zgjedhor për të parandaluar vjedhjen e zgjedhjeve.
Gjatë një ndalese të fushatës në Karolinën e Jugut më herët gjatë ditës, Haley e përshkroi përfshirjen e Trump në problemet e partisë kombëtare në një shaka kundër dështimeve të GOP, duke përfshirë përpjekjen e pasuksesshme të partisë për të fajësuar sekretarin e Sigurisë Kombëtare dhe për të miratuar një projekt-ligj më të gjerë të sigurisë kufitare.
Kjo tentativë Trump për të shtënë në dorë partin, duket se po has në vështirësi. Megjithatë, se sa do t’ia arrijë qëllimit mbetet për t’u parë./AP
Lini një Përgjigje