TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shkurt 2024, 15:43

"Jemi dëshmitarë të masakrave çdo ditë"/ Palestinezët në Rafah të detyruar për t’u zhvendosur sërish!

Shkruar nga Pamfleti

"Jemi dëshmitarë të masakrave çdo ditë"/

Mijëra palestinezë do të detyrohen të zhvendosen për herë të katërt që nga fillimi i luftës, për shkak të planeve të Izraelit për sulmuar zonën e Rafah.  

Haneen Harara, e cila ishte zhvendosur vetë nga shtëpia e saj në qytetin e Gazës në Rafah, është një nga rreth 1.4 milionë banorët në qytet të cilin Izraeli do ta sulmojë nga toka në ditët apo javët e ardhshme.

Sulmet ajrore kanë qenë të shpeshta në zonë, duke përfshirë një breshëri që mbuloi forcat speciale izraelite ndërsa shpëtuan dy pengje të mbajtura nga Hamasi në qytet. Bombardimet ajrore thuhet se vranë mbi 100 njerëz.

"Ne jemi dëshmitarë të masakrave çdo ditë. Njerëzit nuk mund të besojnë se do të duhet të evakuohen për herë të katërt apo edhe të pestë", tha Harara, duke shtuar se zona prej 55 kilometrash katrorë e Rafah ku janë grumbulluar njerëzit nuk ka infrastrukturë të mjaftueshme për të mbështetur ata atje.

Palestinezët në terren gjithashtu kanë pak besim në negociatat e armëpushimit, tha ajo, pasi ata janë më të preokupuar me atë që po ndodh në terren.

"Njerëzit thjesht po përpiqen të shpëtojnë përpara çdo sulmi të mëtejshëm", tha ajo.

Ndërkohë SHBA ende po përpiqet ta detyrojë Izraelin të shtyjë sulmin dhe të vendosë një armëpushim 6-javor në rajon. Vende të tjera aleate kanë kërkuar të njëjtën gjë dhe presioni ndaj Netanyahut po rritet. Pavarësisht së gjithave, ende duhet parë se si do të veprohet në orët në vazhdim.

palestina

Lini një Përgjigje