
Dy faktorë "kritikë" pengojnë çdo marrëveshje armëpushimi, ka thënë një ish-negociator i Lindjes së Mesme për Sky News.
Aaron Miller tha se "prioriteti kryesor" i Benjamin Netanyahut është mbajtja e pushtetit, ndërsa Hamasi dëshiron të lirojë palestinezët në burgjet izraelite, të cilët dyshohet se kanë vrarë izraelitë.
Ai theksoi se e vetmja palë në bisedime me ndonjë ndjenjë urgjence është administrata Biden.
“Imperativi organizativ i Netayahut, si të thuash direktiva e tij kryesore, është ruajtja jo vetëm e kabinetit të luftës... prioriteti i tij kryesor është qëndrimi në pushtet. Ai nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që kërcënon qeverinë më ekstremiste dhe më të djathtë në historinë e shtetit të Izraelit. Pra, ne kemi një kufizim të madh atje", deklaroi ai.
Miller shtoi se Hamasi ka treguar gjithashtu se nuk po ngutet dhe kërkesa e tyre "asimetrike" për të burgosurit do të jetë një çështje jashtëzakonisht e vështirë.
"Veçanërisht nëse raportet janë të vërteta se Hamasi ka paraqitur një propozim duke zgjedhur 500 nga 1500 të burgosur që supozohet se duan", shtoi ai.
Mbeten boshllëqe "të konsiderueshme" për t'u mbyllur, por ka një "shans të arsyeshëm" që të arrihet një marrëveshje.
Lini një Përgjigje