TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2026, 14:15

I përfshirë në dosjen Epstein, Starmer flet për Mandelson: Jam penduar që e emërova ambasador në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
I përfshirë në dosjen Epstein, Starmer flet për Mandelson:
Keir Starmer dhe Peter Mandelson

Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me trysni në rritje në parlament, lidhur me emërimin e Peter Mandelson si ambasador të SHBA-së.

Figura e Mandelson u shfaq në dosjen Epstein, mes pretendimeve se i ka dhënë informacione konfidenciale abuzuesit seksual Jeffrey Epstein gati dy dekada më herët. 

Policia britanike ka njoftuar se po heton pretendimet në dosjen e publikuar rishtazi, që nxori në drite edhe marrëdhëniet e ngrohta mes të dyve, ujditë financiare e po ashtu foto private. Gjatë asaj kohë Epstein po vuante një dënim me 18 muaj burg për shfrytëzimin e një të miture në Florida, ndërsa Mandelson ishte ministër për biznesin në qeverinë britanike.

Sipas dokumenteve, Mandelson kishte lobuar tek qeveria amerikan mbi rregullat bankare, pas një kërkesë të  Jeffrey Epstein.

Para ligjvënësve, Starmer tha se ishte jashtëzakonisht irrituese që Mandelson kishte gënjyer vazhdimisht mbi marrëdhënien e tij me Epstein dhe se ndjente pendesë që e kishte emëruar atë. 

Ndërkohë, vetë Mandelson ka pranuar më parë se kishte gabuar duke ruajtur lidhje me Epstein pas dënimit të këtij të fundit në vitin 2008 për sigurimin e një fëmije për prostitucion dhe për nxitjen e prostitucionit. “Gabova që e besova Epstein dhe që vazhdova lidhjen time me të. U kërkoj falje pa mëdyshje grave dhe vajzave që vuajtën për këtë”, ka deklaruar ai.

Në një intervistë të fundit për “The Times”, Mandelson iu referua disa “email-eve historike të gabuara”, për të cilat tha se i vjen shumë keq, duke e përshkruar Epsteinin si “një pleh që nuk të hiqet nga këpuca”.

Hetimi policor pritet të hedhë dritë mbi natyrën e kontakteve dhe nëse ka pasur shkelje ligjore në ushtrimin e funksioneve publike nga ish-zyrtari i lartë britanik. 

skandali i mandelson ceshtja epstein keir starmer

Lini një Përgjigje