Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Itali dhe më gjërë, pasi vëllai vrau me thikë motrën e tij 22-vjeçare.
Ngjarja ndodhi të martën pasdite në lagjen Ponticelli të Napolit, ku Ylenia Musella u godit për vdekje pas një grindjeje me vëllain e saj.
Sipas raportimeve, shkaku i grindjes ishte muzika e lartë, që kishte shqetësuar Giuseppe Musella, i cili dëshironte të flinte. Tensionet mes tyre eskaluan, dhe vëllai goditi motrën e tij me thikë, duke i shkaktuar një plagë fatale në shpinë. Ylenia vdiq disa minuta pas mbërritjes në spitalin Villa Betania.
Një video e postuar në llogarinë e TikTok-ut të Ylenias, 22-vjeçarja shihet duke kërcyer nën ritmet e muzikës, por në fund të videos, një person zbret nga shkallët teksa mban diçka në dorë, e cila duket si një thikë.
Video është postuar një ditë përpara se të ndodhte vrasja e të resë, me mediat që dyshojnë se në video shfaqet vëllai i saj, duke ngritur aludime se kjo nuk ishte hera e parë që ai e ka kërcënuar.
Në dëshminë e tij përpara autoriteteve, vëllai i 22-vjeçares Giuseppe Musella ka pranuar krimin dhe ka shpjeguar motivin e tij të dhunës. Sipas tij, grindja ishte për shkak të muzikës që ishte shumë e fortë dhe, pasi nuk mund të flinte, ai ka shpërthyer në dhunë, duke e goditur motrën me thikë.
Giuseppe Musella, 28-vjeçari i arrestuar nga Prokuroria e Napolit për vrasjen e motrës së tij, Ylenia Musella, 22 vjeç, është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer se ai qëndron pas krimit tragjik.
@nessun_utente_2 La moglie di nessun????
♬ suono originale - MMM
Lini një Përgjigje