TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2026, 11:01

Operacioni ‘vazo mjalti’ i KGB, kryeministri polak: Epstein spiun rus, i rekrutuar nga Kremlini

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni ‘vazo mjalti’ i KGB, kryeministri polak: Epstein spiun
Donald Tusk

Polonia është  vendi i parë në Europë që ka ngritur një komision qeveritar për të hetuar rastin e Jeffrey Epstein.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Donald Tusk.Sipas Donald Tusk, Epstein ishte një spiun për Rusinë.

“Gjithnjë e më shumë komentues dhe ekspertë sugjerojnë se ka shumë të ngjarë që ky të ketë qenë një operacion i parapërgatitur nga KGB-ja ruse , një i ashtuquajtur “vazo mjalti”, një “kurth i ëmbël” i vendosur për elitat e botës perëndimore, veçanërisht SHBA-në. Nuk kam nevojë të shpjegoj se sa serioze është për sigurinë kombëtare të Polonisë që inteligjenca ruse mund të ketë qenë e përfshirë në organizimin e këtij operacioni”, deklaroi Donald Tusk.

Ministria e Jashtme e Rusisë ende nuk ka reaguar për akuzat e Tusk. Po ashtu, Ambasada ruse në Varshavë nuk ka ofruar një përgjigje në lidhje me kërkesën për koment.

Dokumentet e publikuara deri më tani përmbajnë mbi 1,000 dosje që lidhen drejtpërdrejt me Vladimir Putinin dhe rreth 9,000 që kanë të bëjnë me Moskën.

FBI ka deklaruar se kishte informacione që sugjeronin se Jeffrey Epstein menaxhonte një pjesë të pasurisë së Vladimir Putinit. Dihet që Epstein arkivoi të gjitha mesazhet, emailet dhe dokumentet e tij. Ai gjithashtu mbajti materiale video dhe foto. Ai regjistroi dhe filmoi udhëheqës perëndimorë me ndikim  presidentë, kryeministra dhe krerët e korporatave të mëdha globale.

 

Lini një Përgjigje