TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2026, 10:00

E pyeti për skandalin Epstein, Trump sulmon gazetaren e CNN: Jeni më e keqja, duhet të turpëroheni nga vetja! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
E pyeti për skandalin Epstein, Trump sulmon gazetaren e CNN: Jeni më e
Donald Trump dhe Caitlin Collins

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, 'sulmoi' gazetaren e CNN Caitlin Collins, pas pyetjes së saj lidhur me çështjen e Jeffrey Epstein.

Debati filloi kur gazetarja po përpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit si dënuese vetëm për demokratët, ndërsa dokumentet e publikuara tregojnë se Epstein ka lidhje të ngushta me dy aleatët e tij, Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.

“Jam i sigurt që është në rregull, përndryshe do të kishte tituj të mëdhenj”, u shpreh Trump.

Ndërsa gazetarja ngulmoi duke thenë: Shumë gra që janë viktima të Epstein janë të pakënaqura ”me mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë i përpunoi dokumentet.

Presidenti tentoi të mbyllte dialogun duke thënë: "Mendoj se është vërtet koha që vendi të vazhdojë me diçka tjetër, tani që asgjë nuk ka dalë nga unë”, por Collins vazhdoi të pyeste për të mbijetuarit e abuzimeve të Epstein.

Trump iu drejtua gazetares në një ton të ashpër: “Çfarë thatë? E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh. Ju njoh prej dhjetë vjetësh dhe nuk ju kam parë kurrë një buzëqeshje në fytyrë.”

Collins ndërhyri: Po ju pyes për të mbijetuarit e abuzimit të Jeffrey Epstein, z. President.

Trump vazhdoi: E dini pse nuk po buzëqeshni? Sepse e dini që nuk po thoni të vërtetën. Dhe jeni një organizatë shumë e pandershme dhe duhet të turpëroheni nga vetja.

caitlin collins donald trump ceshtja epstein

1 Komente

  1. B
    Bajram Noka

    Shpifje.Intriga.Për interesa politike ???????

    Lini një Përgjigje