TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2026, 11:20

"Je pjesë e mafies shqiptare… shumë mbresëlënëse"/ Dosja Epstein, del emri kush i dëgoi email financierit për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
"Je pjesë e mafies shqiptare… shumë
Jeffrey Epstein

Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së lidhur me çështjen Jeffrey Epstein zbulojnë një email të vitit 2010, ku  një person i identifikuar si Dan Dubno i ofrohet Epstein për bashkëpunim dhe bën referenca befasuese ndaj Shqipërisë.

Sipas email-it, i dërguari shkruante me një ton që mund të interpretohet si shaka: “Kalova me motor pranë vendit tënd privat dje. Çfarë po ndërton? Fabrikë armësh? Të kesh fabrikën tënde të betonit do të ishte gjithashtu shumë e dobishme nëse je pjesë e mafies shqiptare… Shumë mbresëlënëse.”

Ky mesazh është pjesë e komunikimeve të shumta që Epstein ka pasur me persona të ndryshëm në përpjekje për të zgjeruar rrjetin e tij personal dhe profesional. Referenca ndaj “mafies shqiptare” nuk shoqërohet me asnjë verifikim të mëtejshëm dhe duket të jetë përdorur në formë ironike apo humoristike nga Dubno.

Dokumenti tregon gjithashtu se individë të ndryshëm kanë tentuar të ofrojnë shërbime ose bashkëpunim me Epstein, duke përfshirë komunikime me ton personal, humor dhe shpesh referenca ndërkombëtare pa konfirmim të fakteve.

"Je pjesë e mafies shqiptare… shumë



jeffrey epstein dosja epstein je pjesë e mafies shqiptare

Lini një Përgjigje