TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2026, 09:35

Reshjet e borës, mbi 600 familje pa energji elektrike në Devoll 

Shkruar nga Pamfleti
Reshjet e borës, mbi 600 familje pa energji elektrike në Devoll 
Reshje bore në Qarkun Korçë

Këtë të hënë, Prefektura e Korçës ka bërë me dije se aktualisht 642 familje në zonën e Devollit të Sipërm janë pa energji elektrike. Kjo situatë vjen si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë rënë në këtë zonë.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, Fideri 5 i Nënstacionit Bilisht është pjesërisht në punë, çka ka sjellë ndërprerjen e furnizimit me energji për abonentët ruralë në zonat: Vidohovë, Miras, Qytezë, Cëte, Sinicë dhe Arzë.

Sipas raportimeve, ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për të ndjekur nga afër situatën, me qëllim riparimin e defekteve të evidentuara dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike.

Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi me energji për konsumatorët e rëndësisë së veçantë vijon normalisht.

reshje bore qarku korce

Lini një Përgjigje