TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2026, 19:07

Zhbllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, policia apel shoferëve: Bëni kujdes, respektoni rregullat e qarkullimit

Shkruar nga Pamfleti
Zhbllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, policia apel shoferëve:
Pamje nga momenti i levizjes se automjeteve

Hapet lëvizja në të dyja kahet pas 8 orë bllokimi i aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë, pjesë e korridorit të VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit.

Policia ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit Përrenjas-Librazhd pas rënies së masivit shkëmbor në Dragostunjë.

Në një njoftim, bëhet me dije se lëvizja është e lirë në të dy kahet, ndërsa ka bërë apel që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe qëndrimin në radhë.

“Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë se aktualisht rruga është hapur dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht në të dyja kahet e lëvizjes.

Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e aksit, me qëllim monitorimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Për shkak të fluksit të shtuar, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për kujdes gjatë qarkullimit, qëndrimin në radhë dhe respektimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje