Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli ka folur lidhur me shembjen e shpatit te Malit në Dragostunjë, e cila vijon të mbajë të bllokuar mijëra njerëz në rrugë prej 8 orësh.
Ai u shpreh për mediat se ekipet po vijojnë punën për hapjen fillimisht të njërit aks pas rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd-Qafë Thanë.
Kozeli mohoi kategorikisht të kenë ndikuar punimet duke thënë se ‘shembja është fenomen natyror’, edhe pse hapja e re kalon pikërisht mbi malin që është shembur dhe mjetet e rënda çdo ditë punojnë mbi të.
“Ne kemi një shpat që për shkak të reshjeve të shumta është i mbingopur me ujë. Kjo ka shkaktuar edhe këtë rrëshqitje. U bë rrëzimi i komanduar pasi kishte rrezik. Dhe tashmë kontraktori po bën pastrimin dhe shpresojmë që të lirohet për 20-30 minuta. Synimi është që të hapen të dyja korsitë por është edhe një masiv shumë i madh që do të dojë punime me matrapik”, tha kreu i ARRSH.
Lini një Përgjigje