TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2026, 14:26

"100 metra larg isha kur u shemb mali"/ Qytetarët presin me orë të tëra në aksin Librazhd-Qafë Thanë: Kemi 5 orë këtu

Shkruar nga Pamfleti
"100 metra larg isha kur u shemb mali"/ Qytetarët presin me
Rruga e bllokuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë

Prej orëve të mëngjesit, qytetarët po presin zhbllokimin e aksit Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi dheu dhe gurës.

Ata shprehen të revoltuar teksa rruga mbetet ende e bllokuar.

"100 metra larg isha kur u shemb mali"/ Qytetarët presin me

“Kemi një orë e gjysmë që presim. Vijmë nga Tirana, po shkojmë për Maqedoni. S’na kanë dhënë asnjë informacion, nuk e dimë çdo bëhet. Ishalla po hapet rruga të ikim në familjen tonë”.

“Pesë orë kemi që presim, jemi të sëmurë. Askush nuk na ka informuar. Jemi të sëmurë dhe po presim, ç’të bëjmë”.

Një prej qytetarëve të bllokuar u shpreh se ishte në vendngjarje rreth 5 minuta para rrëshkitjes së dheut. Ai shtoi se u lajmërua nga shoferi i një ‘Benzi’ për rrëshkitjen e dheut, i cili e kishte sinjalizuar me drita.

"100 metra larg isha kur u shemb mali"/ Qytetarët presin me

Sipas qytetarit në fjalë, drejtuesi i ‘Benzit’ rrezikoi më shumë, pasi ishte më afër në kohë dhe vendndodhje me momentin e rrëshkitjes së dheut.

“Na e bëri njëri me drita, ishte me një Benz. Na e bëri me drita e na tha që po rrëshqet dheu. Pastaj kur u afruam këtu pamë që ra kjo dhe nuk... Besoj shpëtuam për 10 minuta, ose 5 minuta. Apo jo, më pak besoj. 100-200 metra ishte ky, unë isha pas këtij. Ai tjetri me Benz shpëtoi mirë”, tha një prej dëshmitarëve në vendngjarje.

Ndërkohë një tjetër qytetar që ishte i pranishëm gjatë rrëshqitjes së dheut, tregoi se ishte vetëm 100 metër larg vendit, në momentin kur ndodhi ngjarja.

“Isha 100 metër larg kur ra dheu. Momenti kur më ndezi dritat, erdhëm këtu, pamë malin të shembur. Zoti e ka, ça me thënë tjetër. Prap mirë që po na hapin rrugën”, tha një tjetër qytetar.

Rruga Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar në të dyja drejtimet. Shkak është bërë një rrëshqitje e masivit të dheut dhe e gurëve nga mali në vendin e quajtur Dragostunjë. 

“Shërbimet e Policisë  Rrugore ndodhen në këtë zonë dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të  mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të aksit rrugor me qëllim fillimin e lëvizjes së automjeteve”, njoftoi policia.

Uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve që duan të shkojnë drejt Korçës ose anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

 

qytetarët presin me orë të tëra aksin librazhd-qafë thanë

Lini një Përgjigje