
Bllokimi i aksit rrugor Librazhd–Qafë Thanë, si shkak i rrëshqitjes së dherave dhe gurëve ka shkaktuar trafik kilometirk.
Prej orëve të paradites, qarkullimi në këtë aks është rënduar ndjeshëm, duke krijuar rreth 20 kilometra trafik në të dyja anët dhe pritje të gjata për drejtuesit e automjeteve.

Firma kontraktore ka bërë të ditur se punimet po vijojnë me ritme të shpejta dhe ekipet janë në terren për përfundimin e ndërhyrjeve sa më parë. Sipas saj, shpresohet që rreth orës 18:00 rruga të hapet për qarkullim, nëse nuk paraqiten probleme të tjera.

Udhëtarët tashmë të bllokuar mbeten në pritje të hapjes së aksit, ndërsa trafiku është paralizuar.

Lini një Përgjigje