TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2026, 17:32

Pas 7 orësh, Ministria e Infrastrukturës kujtohet për bllokimin e aksit Elbasan–Qafë Thanë: Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Pas 7 orësh, Ministria e Infrastrukturës kujtohet për bllokimin e

Pas 7 orësh që nga bllokimi i rrugës Elbasan - Qafë Thanë nga rrëshqitja e një masivi dheu, ka reaguar më në fund Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë .

Në një njoftim për mediat, MIE-ja shprehet se po punohet për zhbllokimin e rrugës dhe se rrëshqitja ka ardhur si shkak i erozionit dhe rreshjeve të mëdha të javëve të fundit. MIE-ja, shton se në terren ndodhen 6 eskavatorë dhe 2 fadroma që po pastrojnë inertet e rëna në rrugë, teksa kërkon edhe mirëkuptimin e qytetarëve.

ARRSH dhe kompania kontraktore e mirëmbatjes janë angazhuar me të gjitha mjetet dhe mundësitë për zhbllokuar aksin rrugor Elbasan - Qafë Thanë. Në segmentin Librazhd-Prrenjas, rreth 3 km larg Librazhdit, në fshatin Dragostunjë, si rezultat i rreshjeve të dendura është shkëputur një masiv dherash dhe shkëmbinjsh nga shpati i sipërm i hekurudhës duke bllokuar totalisht hekurudhën dhe rrugën poshtë saj.

Menjëherë kontraktorët janë angazhuar me 6 eskavatorë, 2 fadroma dhe punonjës për hapjen e rrugës sa më shpejt që të jetë e mundur. Arsyet e kësaj situate lidhen me rreshjet e dendura te javëve të fundit dhe erozionin e theksuar të shpatit mbi rrugë.

Paralelisht me pastrimin e materialit të rënë po bëhet edhe çmontimi i masivit që ka lëvizur dhe që është i paqëndrueshëm, duke shmangur një rrezik të mundshëm për rënie të mëtejshme. ARRSH kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdorueseve të mjeteve për vonesat e shkaktuar nga kjo ndërhyrje e domosdoshme për zhbllokimin e rrugës”, thuhet në njoftimin e MIE-së.

elbasan mie

Lini një Përgjigje