TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2026, 17:35

Shembja e masivit të dheut në Dragostunjë/ Shoferët s'njohin rrugën, aksi Qukës-Qafë Plloçë i pakalueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Shembja e masivit të dheut në Dragostunjë/ Shoferët

Juglindja vijon të mbetet prej 7 orësh e bllokuar, pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në aksin Librazhd-Përrenjas, që bllokoi qarkullimin e mjeteve në të dy korsitë.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë pasi kompania "ANK shpk" e cila ishte përgjegjëse për ndërtimin e rrugës, ka aktivizuar fadroma që vijojnë të rrëzojnë gurë dhe shkëmbinj në rrugë, gjatë rrëzimit të pjesës së rrezikshme të malit.

Policia bëri me dije se me qëllim zhbllokimin e aksit dhe mundësimin e lëvizjes së automjete, qindra prej të cilëve mbetën në të ftohtë të bllokuar në rrugë, qarkullimi i mjeteve do të devijohet në aksin Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se aksi i vjetër dhe ai i ri “Qukës-Qafë Plloçë” nuk lidhen në pikën kur ka ndodhur shembja, ndaj është devijuar qarkullimi nëpërmjet Moglicës.

Megjithatë prej datës 28 janar ka pasur rrëshqitje dherash edhe në aksin Lozhan-Gramsh, në Moglicë.

Lini një Përgjigje