
Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht.
Këtë të hëne ka hyrë në fuqi vendimi për transferimin e strukturës drejt Tiranës dhe Fierit pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët.
Një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier.
Sipas burimeve, punonjësit që nuk kanë pranuar asnjërën nga këto dy mundësi do të largohen nga puna.
Ndërkohë, në zyra ndodhen ende disa punonjës, të cilët po përgatisin dosjet e fundit për transferimin drejt Tiranës, duke shënuar kështu mbylljen përfundimtare të një prej institucioneve më të rëndësishme për qytetin e Vlorës.
Për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës, reagoi dje edhe kryeministri Edi Rama.
Në podcastin e tij “Flasim“, Rama e cilësoi shkrirjen e kadastrës si informacion të keqinterpretuar duke shkaktuar sipas tij tension dhe diskutime të panevojshme.
Edhe pse kadastra u shkri pa një lajmërim dhe një motiv të qartë, për Edi Ramën kjo është diçka që nuk duhet të diskutohet, ndërsa ka paralajmëruar shkrirjen e të gjitha zyrave në rrethe.
“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. U ngatërrua qëllimisht ose idiotësisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitive me sportele e radhë e zvarritje në një model online ende i pa mbyllur plotësisht në ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës E Albania ky model mundëson që shumica e procedurave nuk ka nevojë për paraqitje fizike në një sportel. Të gjitha ndiqen online.", tha Rama.
Lini një Përgjigje