TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2026, 10:00

Dosja Epstein/ Striptistja kërkoi 250 mijë dollarë pasi kreu akte seksuale me financierin pedofil dhe princin Andrew

Shkruar nga Pamfleti

Gruaja pretendoi në vitin 2011 se të dy ata i thanë asaj se 'donin të bënin treshe' në një festë në shtëpinë e Epstein në Palm Beach.

Dosja Epstein/ Striptistja kërkoi 250 mijë dollarë pasi kreu akte
Princi Andrew

Një balerinë ekzotike ka kërkuar 250 mijë dollarë nga Jeffrey Epstein, duke pretenduar se ka kryer “akte të ndryshme seksuale” me financierin e diskredituar dhe princin anglez Andrew Mountbatten-Windsor, sipas dokumenteve ligjore, raporton Daily Mail.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet publik, pretendon se në vitin 2006 është shoqëruar me shofer drejt një feste në rezidencën e Epstein në Palm Beach, ku thotë se ka kërcyer për burrat, përpara se ata t’i kërkonin një “treshe”.

Pretendimi tronditës është zbuluar nga Daily Mail, në një grup prej më shumë se tre milionë dokumentesh të lidhura me Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Publikimi masiv i së premtes ka rikthyer sërish vëmendjen mbi lidhjet e turpshme të Andrew me Epstein, marrëdhënie që tashmë i kanë kushtuar atij heqjen e titujve mbretërorë.

Dosja Epstein/ Striptistja kërkoi 250 mijë dollarë pasi kreu akte
Andrew Mountbatten-Windsor

Në një letër të datës 23 mars 2011, avokati i gruas pretendon se miliarderi kishte shkelur një marrëveshje verbale, duke mos i paguar 10 mijë dollarët e premtuar për performancën në festën e organizuar në shtëpinë e tij në Florida.

Sipas letrës, gruaja përshkruhej si një “balerinë e njohur në klubin e striptizmit Rachel’s” dhe ishte një nga disa gra që dyshohet se u ishte ofruar kjo shumë për të marrë pjesë në event.

Avokati i saj, William Vogeler, shkruante se gjatë festës klientja e tij kishte vënë re edhe gra të tjera të veshura në mënyrë provokuese, disa prej të cilave dukeshin se ishin “deri në 14 vjeçe”.

Ai pohonte se ajo ishte drejtuar drejt një “dhomë gjumi në katin e sipërm”, ku Epstein ia kishte prezantuar një mysafir të tij, Princin Andrew të asaj kohe.

“Sipas klientës sime, ajo kërceu për burrat, duke u zhveshur derisa mbeti vetëm me sytjena dhe të brendshme. Z. Epstein dhe Princi Andrew më pas i thanë se donin të kryenin një treshe”, thuhej në pretendim.

Dosja Epstein/ Striptistja kërkoi 250 mijë dollarë pasi kreu akte
Jeffrey Epstein

“Klientja ime u përgjigj se ishte punësuar për të kërcyer, jo për të kryer marrëdhënie seksuale. Z. Epstein i tha se do ta paguanin më vonë për kërcimin dhe e bindën të angazhohej në akte të ndryshme seksuale.”

“Sipas pretendimeve, pasi burrat u kënaqën, ata e ftuan klienten time të udhëtonte me ta drejt Ishujve të Virgjër. Ajo refuzoi ftesën.”

Avokati, nga firma Gruenbeck and Vogeler me bazë në Kaliforninë Jugore, deklaroi se klientja e tij më pas u shoqërua me makinë përsëri në klubin e striptizmit, por kishte marrë vetëm 2 mijë dollarë nga 10 mijë të premtuarat.

Nuk ka asnjë pretendim për shkelje ligjore nga ana e Andrew Mountbatten-Windsor në lidhje me balerinën ekzotike të përmendur në email-e.

Në korrespondencën e mëvonshme, avokatët e Epstein e përshkruan kërkesën si një “shantazh/zhvatje”.

Avokati i gruas tha se ajo kishte vonuar ndjekjen e pretendimeve të saj sepse “nuk ishte krenare për rrethanat e asaj nate”.

“Ajo punonte si balerinë ekzotike, por u trajtua si prostitutë,” shtoi Vogeler.

Ai tha se klientja dëshironte të mbante të fshehtë identitetin e saj për qëllime të një marrëveshjeje, por ishte e gatshme ta ndiqte çështjen “në gjykata publike, nëse do të ishte e nevojshme”.

Sipas avokatit, pretendimet e saj përbënin “shkelje të një marrëveshjeje verbale, kompensim për shërbime të kryera dhe shkelje të ndryshme civile”.

Ai deklaroi se gruaja do të pranonte të “mbante konfidenciale ndërveprimet e saj” me Epstein dhe Princin Andrew të asaj kohe, në këmbim të një pagese prej 250 mijë dollarësh, duke i dhënë Epstein vetëm nëntë ditë afat për pagesën.

Nuk dihet nëse Epstein e ka zgjidhur ndonjëherë këtë kërkesë, e cila erdhi vetëm disa javë pasi u publikua fotografia famëkeqe e Princit Andrew me krahun rreth Virginia Giuffre, në shkurt të vitit 2011.

Dosja Epstein/ Striptistja kërkoi 250 mijë dollarë pasi kreu akte
Jeffrey Epstein dhe princi Andrew

Kjo nuk është hera e parë që Andrew është lidhur me balerina ekzotike në festat e Epstein.

Raporte të vitit 2019 zbuluan se një ish-balerinë kishte pretenduar se ish-princi kishte futur fytyrën në gjoksin e saj në rezidencën e Epstein në Nju Jork, gjatë një eventi në vitet 1990.

Gruaja kishte deklaruar se Epstein punësonte shpesh gra për t’iu përshtatur shijeve të Andrew.

princin andrew dosja epstein

Lini një Përgjigje