TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2026, 10:44

Elon Musk sulmon kryeministrin spanjoll: Tiran! Fëmijët nuk duhen ndaluar nga mediat sociale

Shkruar nga Pamfleti

Ligjet e reja parashikojnë gjithashtu ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç, ndërsa autoritetet spanjolle shprehen të shqetësuara për rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes nxitëse që po përhapet në platformat dixhitale.

Elon Musk sulmon kryeministrin spanjoll: Tiran! Fëmijët nuk duhen
Elon Musk dhe Pedro Sanchez

Manjati i teknologjisë dhe pronari i platformës X, Elon Musk ka sulmuar ashpër kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, pasi ky i fundit njoftoi ligje të reja që Madridi synon të zbatojë për të mbrojtur të miturit nga dëmet e rrjeteve sociale, masa që parashikojnë edhe përgjegjësi penale për drejtuesit e platformave.

Musk reagoi ndaj një videoje në të cilën Sánchez shpalli një paketë të re legjislative, e cila do të përfshijë ligje që synojnë të mbajnë drejtuesit e rrjeteve sociale ligjërisht përgjegjës nëse dështojnë të kontrollojnë siç duhet përmbajtjen në platformat e tyre.

Ligjet e reja parashikojnë gjithashtu ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç, ndërsa autoritetet spanjolle shprehen të shqetësuara për rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes nxitëse që po përhapet në platformat dixhitale.

Sanchez deklaroi se platformat e rrjeteve sociale do të duhet të zbatojnë mjete reale për verifikimin e moshës, dhe jo thjesht kutiza formale që mund të anashkalohen lehtësisht, nëse duan të operojnë në Spanjë.

Elon Musk, një kritik i zëshëm i kryeministrit spanjoll për politikat e emigracionit dhe tani edhe për rregullimin e rrjeteve sociale, shprehu kundërshtimin e tij ndaj masave të reja, duke e quajtur Sanchez-in “tirani dhe tradhtar i popullit të Spanjës”, si dhe duke përdorur nofkën fyese “Dirty Sanchez”, shoqëruar me një emoji jashtëqitjeje.

Masat e shpallura nga qeveria spanjolle synojnë të luftojnë atë që ajo e konsideron si një “gjendje të dështuar” të rrjeteve sociale, ku ligjet shpërfillen dhe krimet tolerohen.

Një nga propozimet më të debatueshme është ai që parashikon mbajtjen penalisht përgjegjës të drejtuesve dhe pronarëve të platformave sociale nëse nuk heqin përmbajtje të paligjshme ose nxitëse të urrejtjes, një masë që do të prekte drejtpërdrejt figura si Musk.

Ky përplasje vjen në një kohë kur gjigantët e teknologjisë po përballen me një vëzhgim gjithnjë e më të rreptë rregullator në Evropë.

Të martën, autoritetet franceze kryen kontrolle në zyrat e X në Paris, si pjesë e një hetimi për manipulim algoritmik dhe ndërhyrje të mundshme të huaj, ku Musk është thirrur për të dëshmuar.

Në reagim ndaj bastisjes në Francë, X deklaroi se ishte “i zhgënjyer nga ky zhvillim, por jo i befasuar”.

“Akuzat që qëndrojnë pas këtij kontrolli janë të pabazuara dhe X i mohon kategorikisht çdo shkelje. Ky kontroll i inskenuar përforcon bindjen tonë se ky hetim shtrembëron ligjin francez, anashkalon procesin e rregullt ligjor dhe rrezikon lirinë e shprehjes,” thuhet në deklaratën e kompanisë.

elon musk sulmon kryeministrin spanjoll mediat sociale ndalim

Lini një Përgjigje