TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2026, 14:20

“Nuk kam takuar njeri më të keq, është i rrezikshëm!/ Zbardhen email-et, çfarë i tregonte Epstein- ish sekretarit të Thesarit për Trump

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk kam takuar njeri më të keq, është i
Jeffrey Epstein

“Të kam thënë se kam takuar njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë qelizë të mirë në trupin e tij. Prandaj po, është i rrezikshëm!”

Është kjo fjalia që shkruan Jeffrey Epstein në një shkëmbim e-mailesh me ish-sekretarin amerikan të Thesarit, Larry Summers.

Korrespondenca e cituar nga The Telegraph daton në shkurt të vitit 2017 dhe përfshihet në mesin e dokumenteve mbi ish-financierin dhe abuzuesin e vetëvrarë në burg, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hequr mijëra dokumente në lidhje me financierin e vetëvrarë nga uebsajti i tij, pasi viktimat janë ankuar për komprometim të identitetit të tyre. Avokatë të viktimave të Epstein thonë se redaktimet e mangëta në dokumentet e publikuara të premten kanë përmbysur jetët e gati 100 prej të mbijetuarave. Departamenti i Drejtësisë sqaroi se kishte hequr të gjitha materialet komprometuese dhe tha se gabime ishin bërë për shkak të problemeve teknike ose njerëzore. 

Ndërkohë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu bezdi ndaj këmbënguljes së gazetares së CNN-së, Caitlin Collins, për ta pyetur në lidhje me çështjen e Jeffrey Epstein.

Debati, i cili përfundoi me Trumpin që e quajti gazetaren “më të keqe” dhe “nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh”, filloi kur Collins vuri re se presidenti po përpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit si dënuese vetëm për demokratët, ndërsa dokumentet e publikuara tregojnë se Epstein ka lidhje të ngushta me dy aleatët e tij, Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.

 “Jam i sigurt që është në rregull, përndryshe do të kishte tituj të mëdhenj”, tha Trump, ndërsa Collins iu përgjigj: “Shumë gra që janë viktima të Epstein janë të pakënaqura” me mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë i përpunoi dokumentet.

 

jeffrey epstein-trump

Lini një Përgjigje