Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorist në Moskë.
Teksa shpreh ngushëllimet për jetëte humbura, Erdogan ka dënuar ashpër masakrën në sallën e koncerteve. Ai thekson se do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit, armikut të përbashkët të njerëzimit.
“Në emër të vendit dhe kombit tim, i shpreh ngushëllimet tona qeverisë ruse për sulmin terrorist në një sallë koncertesh në Moskë të premten. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm terrorist që kishte në shënjestër civilët e pafajshëm. Terrorizmi është i papranueshëm ngado që vjen, kushdo qoftë autori. Si një vend që e njeh shumë mirë fytyrën e përgjakshme dhe tradhtare të terrorizmit, ne ndajmë dhimbjen e popullit rus si komb, si shtet. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit, armikut të përbashkët të njerëzimit”, tha presidenti turk.
Kujtojmë që katër terroristë sulmuan Moskën pasditen e djeshme, ku 143 persona humbën jetën dhe qindra mbetën të plagosur.
Kremlini bëri të ditur se 11 vetë janë vënë në pranga, së bashku me 4 agresorët e dyshuar për masakrën. Ndërkohë që Putin, e ka konsideruar si një sulm frikacakësh.
Lini një Përgjigje