TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Mars 2024, 15:08

Pretendimet e Moskës për përfshirjen e Ukrainës në sulmin terrorist, reagon sërish Kievi: Të papranueshme!

Shkruar nga Pamfleti

Pretendimet e Moskës për përfshirjen e Ukrainës në

Këshilltari presidencial i Ukrainës Mykhailo Podolyak ka hedhur poshtë çdo pretendim për përfshirjen e Ukrainës në masakrën e ndodhur në Moskë gjatë natës të premten në një koncert.

Ai rithekson se Kievi nuk ka aspak lidhje me sulmin terrorist të ndodhi në Crocus, ku u raportuan mbi 100 të vdekur, pasi disa persona qëlluan me armë dhe hodhën granata.

Çdo përpjekje për ta lidhur Ukrainën me këtë sulm është e paqëndrueshme dhe e papranueshme. Ukraina nuk ka as lidhjen më të vogël me këtë ngjarje.

Ukraina ka një luftë në shkallë të plotë me Rusinë dhe do të zgjidhë problemin e agresionit të Rusisë në fushën e betejës.

Versionet e shërbimeve speciale ruse në lidhje me Ukrainën janë absolutisht të paqëndrueshme dhe absurde”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje