TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Mars 2024, 13:48

Sulmi në Moskë, dëshmitarja tregon tmerrin: Nuk kam fjalë ta përshkruaj

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Moskë, dëshmitarja tregon tmerrin: Nuk kam fjalë ta

Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Moskë ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa ata të cilët kanë qenë prezent dhe e kanë parë, shprehen të shokuar. Margarita është një grua që po ndiqte koncertin rock së bashku më bashkëshortin e saj.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që kemi kaluar. Kam dëgjuar një shpërthim. Mendova se ishte një fishekzjarrë. Pastaj ‘bang bang bang!’, kjo nuk ndaloi. Kishte të bërtitura dhe panik”, u shpreh Margarita.

Margarita tregoi se sapo u kthye në shtëpi në mbrëmje, gjëja e parë që bëri, ishte përqafimi i dy fëmijëve të saj të vegjël.

“Unë rashë në gjunjë para tyre dhe u tregova se si na kishin qëlluar. Po bëhesha histerike. Fëmijët e mi më përqafuan. Nuk mund të flija natën e kaluar. Dhe sot gjithçka që ndodhi po luan në sytë dhe veshët e mi”, u shpreh ajo.

moske rusi sulmi terrorist

Lini një Përgjigje