TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Mars 2024, 10:47

Perëndimi i fitoi dikur Luftërat Botërore dhe Luftën e Ftohtë, po sot?

Shkruar nga Conrad Black
Perëndimi i fitoi dikur Luftërat Botërore dhe Luftën e
Amerika /

Në këtë vit zgjedhor, amerikanët, përveç ankesës për evropianët që vazhdojnë të kërkojnë mbrojtje falas nga Uashingtoni, nuk duhet të harrojnë faktin që nëse duan një anëtarësim me një barrë financiare të mbajtur proporcionalisht nga të gjithë anëtarët, atëherë do t’u duhet të tregojnë më shumë imagjinatë dhe udhëheqje gjeopolitike të qëndrueshme sesa është parë 3 vitet e fundit.

Duket se çdo muaj që kalon projekti evropian po bëhet më i turbullt. Disa analistë dhe ligjvënës, kanë qenë më të zhurmshëm se unë (një anëtar i Dhomës së Lordëve në parlamentin britanik) shprehjen e mosbesimit të tyre në lidhje me integrimin evropian.

Por pak prej tyre kanë qenë më të qëndrueshëm se unë qasjen që mbrojnë. Problemi themelor nga perspektiva britanike por jo vetëm, është se projekti evropian është jo-demokratik. Komisionerët që janë përgjegjës për fusha të ndryshme politikash, emërohen dhe nuk japin direkt llogari para Parlamentit Evropian ashtu siç ndodh me një parlament kombëtar. Ata ushtrojnë një shkallë autoriteti për veten e tyre, e cila nuk pajtohet me transferimin gradual të institucioneve britanike të qeverisë.

Britania e Madhe u bë pjesë e Tregut të Përbashkët dhe Komunitetit të Energjisë Atomike dhe Qymyrit dhe Çelikut në vitin 1973, dhe i ratifikoi ato vendime me referendumin popullor të vitit 1975. Ajo nuk votoi “për një bashkim gjithnjë e më të ngushtë” dhe kur iu ofrua mundësia u tërhoq nga BE pas referendumit të 2016-ës.

Britania nuk ka qenë asnjëherë e përgatitur seriozisht për të vendosur një gjykatë evropiane në krye të sistemit të saj të drejtësisë, për të reduktuar parlamentin e saj në pak më shumë se sa një këshill rajonal, dhe për t’ia dorëzuar evropianeve marrëdhënieve të saj speciale me Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e Komonuelthit, veçanërisht me Kanadanë dhe Australinë.

Tensionet mbi demokracinë tek disa vende të reja anëtare të BE-së, disa prej të cilave kanë pasur pak përvojë të mëparshme me institucionet demokratike, ka të ngjarë të vazhdojnë dhe në disa raste edhe të përshkallëzohen.

Sondazhet që tregojnë një zhvendosje të mundshme të votuesve drejt Frontit Kombëtar në Francë dhe AfD-së në Gjermani - dhe tendenca të ngjashme në vende të tjera evropiane, si për shembull zgjedhjet e fundit në Itali, Holandë, Poloni dhe Portugali - vërtetojnë ekzistencën e disa shqetësimeve të ngjashme me ato të britanikëve.

Mentaliteti i Brukselit, është ai i autoritarizmit që përmirësohet me kalimin e kohës, dhe që është identifikuar gjerësisht me dirigjimin socialdemokrat të vendeve pas Luftës së Ftohtë apo edhe nga krerët e Ekonomik Botëror të Davosit. Ndërsa vazhdoi Lufta e Ftohtë, edhe pse ajo u moderua në vitet 1980 nën drejtimin e BRSS nga Gorbachev, ithtarët e integrimit evropian ushqenin ëndrrën për t’i dhënë fund kërcënimit sovjetik ndaj Evropës Perëndimore, duke i bërë amerikanët të pazëvendësueshëm në rolin e tyre mbrojtës të Evropës.

Më pas duke qëndruar mbi supet e njëri-tjetrit, evropiano-perëndimorët rifituan pjesërisht ndikimin e madh politik dhe epërsinë kulturore, të cilën e shpërdoruan në vitin 1914, kur u futën në hekatomën e tmerrshme të Luftës së Parë Botërore dhe kur  krijuan përbindëshat komunistë, fashistë dhe nazistë.

Shembja e Bashkimit Sovjetik, i përshpejtoi ëndrrat e Brukselit dhe burokracisë evropiane. Me bashkëpunimin e shumë politikanëve  - për sa kohë që opinioni publik nuk i braktisi ­- ata e përshpejtuan ndjekjen e idealit të tyre socialdemokrat dhe e zbuluan atë me krenari.

Ata ishin të sigurt se do të joshnin të gjithë Evropës, duke përfshirë ndoshta edhe Rusinë.

Në atë moment Amerika mund të konsiderohej si e tepërt. Në çdo rast, do të ndryshonte konfigurimi i forcave në Perëndim:ribashkimi i Gjermanisë dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë ish vendet satelite të BRSS, do ta bënte atë vazhdimisht më të madh dhe vetë-afirmues në skenën globale.

Evropa do ta emanciponte veten nga ajo që shumë evropianë pretendonin ta konsideronin si trajtim denigrues nga SHBA-ja, sjellje që vazhdoi me guxim edhe kur u maskua nga eleganca e disa prej presidentëve të saj më globalistë si Roosevelt, Kennedy dhe Nixon.

Fakti që pjesa më e madhe e kësaj ishte veçse një ëndërr në ditën për Diell, nuk duhet të bëjë që dikush të flakë plotësisht projektin evropian. Është një arritje madhështore që praktikisht të gjitha shtetet midis Portugalisë dhe Finlandës, Polonisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Bullgarisë po punojnë me zell për të arritur një politikë kontinentale në shumë fusha, dhe që kanë lënë mënjanë mënjanë shumë armiqësi të thella kombëtare.

Kur drejtoja një gazetë kombëtare në Londër, ne përkrahnim një Evropë me dy nivele: integrim të plotë për ato vende që e dëshironin, dhe një treg të përbashkët me aq bashkëpunim shtesë sa të ishin të kënaqur të gjithë anëtarët që donin ndaljen e integrimit ë mëtejshëm.

Dhe që të gjitha këto ndodhnin në kontekstin e aleancës perëndimore. Po ashtu, unë lobova vazhdimisht tek qeveria kanadeze dhe tek anëtarët e Senatit të Shteteve të Bashkuara për t'u angazhuar në të paktën disa bisedime eksploruese në emër të Zonës së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me BE-në.

Nuk pretendoj se kam qenë shumë i suksesshëm. Megjithatë u kërkova kolegëve të mi konservatorë që të ri-ngrenë komitetin e punëve të jashtme të Dhomës së Lordëve. Një numër i madh njerëzish në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore po debatojnë midis tyre dhe po përpiqen të konceptojnë një pozicion të ri ku të shpëtohet sa më shumë që munden nga ajo

që ka mbetur nga solidariteti evropian, pa u rikthyer domosdoshmërisht tek fantazia e një homogjenizimi në nivel kontinental.

Lufta e Ukrainës dhe mungesa e lidershipit të duhur gjatë muajve të fundit nga administrata e lëkundur e Joe Biden, e ka thelluar më tej papërgjegjshmërinë e shumë republikanëve që duhet të shihnin më larg sesa momenti aktual. Por ajo ka treguar gjithashtu edhe një përgjigje më të fuqishme dhe efektive nga Evropa sesa ishte parashikuar në përgjithësi dhe sigurisht edhe nga vetë Kremlini.

Kjo po shërben për t’u kujtuar amerikanëve në këtë vit zgjedhor, se përveç ankimit për evropianët që vazhdojnë të kërkojnë mbrojtje falas nga Uashingtoni, nuk duhet të harrojnë faktin që nëse duan një anëtarësim me një barrë financiare të mbajtur proporcionalisht nga të gjithë anëtarët, atëherë do t’u duhet të tregojnë më shumë imagjinatë dhe udhëheqje gjeopolitike të qëndrueshme sesa është parë 3 vitet e fundit. Perëndimi i fitoi Luftërat Botërore dhe Luftën e Ftohtë. Sido që të quhet në fund faza aktuale, nuk ka asnjë justifikim që ne të mos e fitojmë edhe këtë luftë./Përshtati Pamfleti nga “Brussels Signal”

luftrat botërore perëndimi amerika lufta e ftohtë

Lini një Përgjigje