
Numri i viktimave nga sulmi i mbrëmshëm terrorist në Moskë, vijon të rritet, sipas autoriteteve ruse. Të paktën 133 persona kanë vdekur, tha komiteti hetues rus në përditësimin e tij të fundit.
Puna e kërkimit vazhdon, tha komiteti.
Autoritetet ruse kanë identifikuar autorët e sulmit. Sipas mediave vendase, janë arrestuar 11 persona, mes të cilëve dhe 4 prej atyre që qëlluan. Ata janë nga Taxhikistani.
RIA dhe TASS të dyja citojnë shërbimin sekret rus, ku kreu i FSB-së ka njoftuar Vladimir Putinin për arrestimet.
Një i dyshuar u ndalua në vendin e ngjarjes së veturës së përmbysur, tha ai, ndërsa tjetri u largua dhe u arrestua rreth orës 3.50 të mëngjesit me orën lokale.
Lini një Përgjigje