
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, teksa ka vizituar kufirin e Egjiptit me Rripin e Gazës për të përsëritur thirrjen e tij për armëpushim dhe ka dënuar ashpër sulmin në sallën e koncerteve në Moskë.
“Ne e konsiderojmë sulmin që ndodhi në Moskë të patolerueshëm dhe inkurajojmë të gjitha vendet që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të siguruar që ISIS nuk ka kapacitet për të goditur askund tjetër në botë,” u shpreh ai për mediat.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e quajti ISIS-in "një organizatë terroriste që vepron në pjesë të ndryshme të botës dhe përfaqëson një kërcënim serioz për të gjithë ne".
“Duhet të luftohet me vendosmëri, më shumë bashkëpunim ndërkombëtar", përfundoi Guterres.
Lini një Përgjigje