TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Mars 2024, 15:59

Masakra në koncert, reagon Ministria e Brendshme ruse: Të gjithë sulmuesit janë shtetas të huaj

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në koncert, reagon Ministria e Brendshme ruse: Të gjithë

Ministria e Brendshme ruse ka reaguar pas sulmit terrorist mbrëmjen e djeshme në Moskë.

Në reagimin e tyre thuhet se të katër personat e armatosur që sulmuan Bashkinë Crocus pranë Moskës mbrëmë janë shtetas të huaj.

“Ka pasur shumë spekulime lidhur me kombësitë e sulmuesve, teksa është aluduar se ata mund të jenë nga Taxhikistani apo edhe se janë shtetas rusë”, thuhet në reagimin e ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, në reagim nuk konfirmohet kombësia apo identiteti i tyre.

Kujtojmë se ka shkuar në 143 numri i të vrarëve në sulmin e ndodhur pasditen e djeshme, në një sallë koncertesh në periferi të Moskës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ruse Ria Novosti. Mes viktimave të sulmit me armë të ndodhur në sallën Crocus City në Krasnogorsk, janë dhe 3 fëmijë. Më shumë se 145 janë të plagosurit.

Ndërkohë, katër persona, të prangosur si të përfshirë direkt në atentatin në Moskë janë mes 11 të arrestuarve.

Mes 4 autorëve të sulmit, dy prej tyre janë me pasaporta nga Taxhikistani, shkruajnë mediat ruse.

Agjencia ruse e sigurisë informon se sulmuesit të cilët u arrestuan në rajonin e Bryansk mëngjesin e sotëm "kishin synim të kalonin në Ukrainë" dhe kishin "kontakte me palën ukrainase", citon Ria Novosti.

Lini një Përgjigje