TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2023, 17:52

“I dërgon Kurti për të na provokuar”, Vuçiç justifikon dhunën ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

“I dërgon Kurti për të na provokuar”,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar sulmet ndaj gazetarëve kosovarë në veri, për të cilët tha se dërgohen atje nga Kurti për të provokuar serbët. 

Pavarësisht videove të shumta që qarkullojnë në media dhe rrjete sociale, ku shihet qartë se gazetarët kosovarë dhunohen, Vuçiç tha se serbët në veri nuk i kanë prekur fare gazetarët. Ai shtoi gjithashtu se njerëzit e tij po arrestohen pa asnjë arsye nga ana e policës së Kurtit.

Mendova se ai (Albin Kurti) e bën vetë këtë, por tash e di se e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore. Fut ca idiotë atje që nuk kanë legjitimitet me 1 për qind në Leposaviq. Sjellin edhe gazetarët e tyre për të provokuar njerëzit tanë. Spasiç një djalë që luan muzikë, djalë që punon me kohë të pjesshme në spital. Ai ka guxuar t’i thotë gazetarit të preferuar të Albin Kurtit që ta largonte telefonin, por ai nuk e preku. Për këtë arsye u arrestua dhe ndalua. E EULEX-i po e ‘shikon nga afër’ situatën”, tha Vuçiç në një deklaratë për mediat.

Ndërkohë vlen të kujtojmë se që nga rinisja e konflikteve në veri të Kosovës, janë regjistruar mbi 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, të gjitha këto në vetëm tre javë.

kurti dhuna gazetarëve

Lini një Përgjigje