
Pas rikthimit nga spitali, Papa Françesku ishte prezent në meshën e sotme në Vatikan, ku ju bëri thirrje vendeve evropiane të bëjnë më shumë lidhur me emigrantët që vijnë me varka drejt BE-së.
Duke marrë shkas nga mbytja e anijes me shumë të vdekur në Pylos, ai bërë dhe një lutje për jetët e tyre dhe shtoi se ngjarje të tilla duhen parandaluar.
“Me pikëllim të madh dhe dhimbje të madhe mendoj për viktimat e mbytjes shumë të rëndë të anijes që ndodhi ditët e fundit në brigjet e Greqisë. Lutjet e mia shkojnë për ata që humbën jetën dhe kërkoj që të bëhet gjithçka që është e mundur për të parandaluar tragjedi të ngjashme”, tha Papa.
Çështja e emigrantëve është një temë e nxehtë në Evropë për shkak të mosmarrëveshjeve që vendet kanë me njëra-tjetrën, lidhur me çështjen se kush duhet t’i mbajë emigrantët të cilët vijnë nga vendet e lindjes. Një plan i ri po diskutohet dhe shumë shpejt pritet të arrihet një marrëveshje mes tyre për këtë çështje.
Lini një Përgjigje