
Lufta e informacionit është një nga armët më të fuqishme në ditët e sotme, sidomos në një konflikt të kohës moderne. Ashtu si Rusia me luftën në Ukrainë dhe Serbia me tensionet në veri, vazhdimisht përpiqet të shpërndajë lajme të rreme për të ngritur më pas retorikën e konfliktit.
Një rast i tillë është edhe ai i deklaratave të djeshme të drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç, që thoshte se policia e Kurtit ka tentuar disa arrestime në lagjen e “Bosnjakëve” në veri të Mitrovicës, por që më pas u përgënjeshtruan nga vetë serbët.
Petkoviç pretendonte se policët kanë tentuar të arrestojnë dy vëllezërit, Goran dhe Vlada Vuçetiç, në qendër të qytetit, e më pas edhe Miroslav Zhivkoviçin, por pretendimet e tij janë hedhur poshtë ngfa vetë bashkëshortja e Zhivkoviçit, e cila e ka mohuar me një video-mesazh këtë informacion.
Në video-mesazh, Jelena Zhivkoviç ka pyetur se nga i ka marrë Petkoviç një informacion të tillë që dikush po e ndiqte burrin e saj, ajo i kërkoi Petkoviçit që t’i drejtohet personalisht dhe t’i tregojë.
“Unë jam Jelena Zhivkoviç, bashkëshortja e të emëruarit të sotëm Miroslav Zhivkoviç të cilin z. Petar Petkoviç e ka përmendur në deklaratën e tij që e ka dhënë në ora 10:00. Dua të them se nuk e di nga e ka marrë z. Petkoviç informacionin se dikush po e ndiqte burrin tim. Burri im ka qenë me familjen mbrëmë, në shtëpi, askush nuk na ka ardhur në derë, as nuk e ka ndjekur. Nga e ka marrë z. Pekoviç një informacion të tillë? Unë dua që ai të na drejtohet dhe të na thotë këtë. Edhe për djemtë Vuçetiç Goran dhe Vlladan, të cilët i ka emëruar, kam folur sot me ta, djemtë kanë qenë nëpër qytet, ecnin, askush nuk i ka ndjekur”, ka thënë Jelena Zhivkoviç.
Kujtojmë që, Petkoviç dje në një konferencë për shtyp ka deklaruar se në pjesën veriore të Mitrovicës ka pasur një gjendje të vërtetë rrethimi.
“Mbrëmë, forcat speciale Rosu erdhën nga pjesa jugore e Mitrovicës me mbi 30 automjete të blinduara, të veshura me maska, me tuba të gjatë dhe keqtrajtuan tërë Mitrovicën e Veriut”, shprehej ai.
Por duke pasur parasysh fushatën e desinformimit nga Rusia dhe dëshirën e madhe të Serbisë për të imituar Moskën, vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Petar Petkoviç shpërndan dezinformata për situatën në Kosovë.
Lini një Përgjigje