Presidenti rus Vladimir Putin, është shprehur se komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzhny mund të jetë jashtë vendit.
"Unë mendoj se e di. Mendoj se Valery Zaluzhny është jashtë vendit. Por mund të gaboj", tha Putin gjatë një bisede me gazetarët rusë.
Një muaj më parë, mediat ruse raportuan se Zaluzhny ishte plagosur. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e ka mohuar lajmin, por komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Kievit nuk është shfaqur në publik prej ditësh. Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Anna Malyarhodhi hodhi poshtë pretendimet për lëndimin e Zaluzhny duke i quajtur spekulim.
Lini një Përgjigje